Kërtusha: PS ka krijuar grupe kriminale qe do te merren me vota

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervistë për ZJARR TV, Ardit Kërtusha i cili beri buje me kthimin e tij ne Partine Demokratike u shpreh se sot vota merret me çfarëdolloj çmimi.
“Ka vetëm pazare politike dhe biznesmenë që e përdorin pushtetin politik për interesat e tyre private. Në Durrës është kthyer në grupe të fortësh që janë futur në zyrat elektorale. Sot ka persona që thonë se do të krijohen lidhje me grupet kriminale dhe do të merren vota. Sot vota merret me çfarëdolloj çmimi”

Tashmë në PS figura kryesore kanë ardhur nga kulti i servilosjes dhe që nuk kanë integritet dhe shtrirje në bazë. PS ka anëtarësinë më të vogël, i mban shtabet elektorale me të punësuar. Në Durrës situata është shumë e zymtë sepse tërmeti dhe pandemia ishin goditje shumë të rënda. Atij qyteti i është zënë fyti. Ka persona që u kojnë që të heqin dorë nga puna e tyre dhe të evidentojnë elektoralin gri për zgjedhjet. Këto do të jenë arsyet që do të bëjnë që PS të ketë një humbje të thellë në Durrës.”

Zjarr Tv Ad