Gazetari investigativ Artan Hoxha është thirrur në Policinë Federale të Belgjikës. Kjo është bërë me dije nga vetë Hoxha i cili thotë se është rikthyer në këtë institucion të drejtësisë pas 14 muajsh.
Ai shpjegon se 3 vite më parë ka denoncuar se narkotrafikantët dhe krimi i organizuar shqiptar, për të shmangur gjurmimin e agjensive të ligjit, po perdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar SkyeCC.
“Rikthim pas me shume 14 muajsh në zyrat qendrore te Policise Gjyqesore Federale te Belgjikes…Keta shejtaner mbajne shenim çdo gje dhe kane memorie te forte…
E kishin rregjistruar, qe 3 vite me pare, pata denoncuar ne median britanike Daily Express, se narkotrafikantet dhe krimi i organizuar shqiptar, per te shmangur gjurmimin e agjensive te ligjit, po perdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar SkyeCC.
I kane mbushur arkivat me komunikimet e krimit te organizuar shqiptar ne rrjetin e kriptuar SkyeCC aq plote, sa tani nuk po ja dalin as t’i selektojne.
Gjithsesi, me priten mire… Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as mbaj mend gje, as mbajta shenim gje….Rendesi ka qe keta federalet e Belgjikes, u jane qepur keq ketyre taneve, sepse e kane kthyer portin e Anverses si porti i Durresit…Lere pastaj plote “Xhevahire” qe jane kapur “pa dashje” per funksionaret shteteror dhe politikanet e Shqiperise… Gjithsesi, me mire do te behet…”, shkruan Hoxha.