“Kjo është shkërdhatokraci”, Myslim Murrizi nxjerr FOTOT: Alibeaj dhe Eralda Tase festuan me qirinj kur Lulzim Basha i bëri deputet

0
884
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslimi Murrizi ka publikuar në llogarinë e tij disa fotografi në të cilat shfaqen deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Eralda Tase Bano, duke festuar me qirinj. Ai thotë se fotografitë janë shkrepur para zgjedhjeve të vitit 2021.

Postimi i plotë i Murrizit:

Gjate “ fushates” se vitit 2021 kur demokratet e qarkut Fier por dhe ne gjithe Shqiperine prisnin te vinin ne pushtet, Enkelejdi dhe Eralda numrat 1 dhe 2 ne liste festonin me qiri te ndezur si forme ditelindje emerimin si deputet nga Basha me numrat qe ishin ne liste duke fikur qirinj Enkeledi nr 1 dhe Eralda nr 2

Dhe kur degjova Lulin ne kongresin “ historik” te 2 shtatorit qe gjoja kerkoi falje se kishte “ qerasur” me mandate deputeti lloj lloj nesuno pa asnje kontribut, me erdhi si ballajdi

A mund te me thote Luli dhe Enkeledi se cfare kontributi ka Eralda Tase ne PD dhe çfare perfaqeson Eralda per demokratet dhe opozitaret e qarkut Fier????

Po 2-3 te tjeret ne kete qark çfare lidhje kane me PD dhe demokratet e ketij qarku??

Po mbi 25 klloun nga 59 deputet qe fitoi opozita ne 2021, çfare lidhje kane me PD ,çfare kontributi kane dhe çfare perfaqesojne per opozitaret????

Kjo eshte pasoje e pazarit te 21 prillit 2008 mes Berishes dhe Rames qe prej 4 pale zgjedhjesh ( 2009,2013,2017,2021) kemi si mender deputet vemje dhe individe pa stof politik dhe pa asnje peshe reale perfaqesuese ne elektorat

Nese grupi i deputeteve 43-44 apo 50 me gjith aleatet nuk lufton per te prishur kete pazar te piste ku u ndryshua kushtetuta 37 dite pas gerdecit, kurre nuk mund te kete shprese per fitore te opozites

Çdo “ betej” tjeter para betejes per sovranitetin e votes se Qytetareve, jane denglat e radhes per te mashtruar qytetaret opozitare dhe per te siguruar nje karrike te qelbur ne parlament ne 2025, per nje grusht spurdhjakesh te ketij lloj e nga kjo tufe nesunosh qe “ qerasen” me mandate deputetesh per aresye qe i dine vetem kryetaret dhe jo qytetaret

Kjo eshte tallje me voten e qytetareve dhe nuk eshte demokraci por nje shkerdhatokraci siç thoshte i madhi Dritero Agolli

Linku i postimit të ish-deputetit Murrizi në Facebook:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3620480794897378&id=100008064798588&ref=embed_post

Zjarr Tv Ad