Klement Balili pas hekurave, nesër gjykata i njofton akuzat

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të enjtën, Gjykata e Krimeve të Rënda do t’i komunikojë masën e sigurisë Kelment Balilit dhe do t’i njoftojë atij akuzat ku si provë më të fortë prokuroria ka përgjimet që e implikojnë në trafikun e drogës.

Njeriu i konsideruar si “Eskobari I Ballkanit” u vetëdorëzua të martën në duart e Policisë dhe kaloi natën në dhomat e shoqërimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Si çdo të arrestuar edhe atij i është lejuar që në orën e përcaktuar familjarët t’i çojnë rroba dhe ushqime.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim.

Ai akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim,  “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

 

Zjarr Tv Ad