Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një person i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia e Korçës, pasi ishte dënuar me disa vite burg për “vrasje e mbetur në tentativë”. Mësohet se në pranga është vënë Irjat Rukaj, 51 vjeç, banues në fshatin Shqitas-Maliq.
Ndalimi i tij u bë në bazë të vendimit të formës së prerë, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 9 (nëntë) vjet, 8 (tetë) muaj, e 18 (tetëmbëdhjetë) ditë burg për veprat penale: “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Ngjarja për të cilën akuzohet 51 vjeçari ka ndodhur më datë 8 tetor të vitit 2015, në fshatin Shqitas, ku Irjat Rukaj, është konfliktuar për motive të dobëta, me dy vëllezërit Dinoshi.