Korçë: Vrasja e pronarit të ushqimores, arrestohet djali i fshatit

0
289
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë, për shkak se akuzohet për vrasjen e 45-vjeçarit Flamur Duci, në Korçë një ditë më parë. I arrestuari është Denis Hoti, 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Viktima u gjet mëngjesin e së enjtes pranë lokalit të tij i vrarë me thikë dhe sende të forta, ku në trup kishte edhe plagë të shkaktuara nga djegia. Viktima dhe autori kanë qenë komshinj me njëri tjetrin.

18-vjeçari Devis Hoti ka qenë një person i njohur për policinë e Korçës pasi ka qenë dhe më parë i dënuar për plagosje të rëndë me dashje. Sipas hetimeve, dyshohet se vrasja e 48-vjeçarit Duci, ka ardhur pas një sherri për motive të dobëta.

Flamur Duci, 45 vjeç, i divocuar dhe baba i dy vajzave është gjetur pranë lokalit të tij diten e enjte ku dyshohet se është vrarë nga dy persona që i kanë zënë pritë në afërsi të lokalit rreth orës 06:30.

Fillimisht besohet se tentuan ta djegin të gjallë duke e spërkatur me benzinë dhe më pas kanë tentuar ti vënë flakën.

Por ishin plagë me mjete të mprehta ata që i shkaktuan vdekjen.

Trupi i pajetë u gjet në rrugë nga bashkëfshatarët që njoftuan më pas policinë.

Ekspertët zbuluan se 45-vjeçari ishte qëlluar me mjete të mprehta që i kishin shkaktuan hemoragji.

Gjithashtu gjetën gjurmë të lëndës djegëse në trup dhe vendngjarje.

Zjarr Tv Ad