Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi teksa flet për situatën në parti, ka akuzuar si fajtorë të situatës së vështirë në PD ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Lulzim Bashën. Ndër të tjera Korreshi u ndal edhe tek ajo që Basha u shpreh se deputetët që po mbështesin Sali Berishën po shkojnë drejt bunkerit të anti-amerikanzimit. Deputeti u shpreh se kishte bindje se Basha nuk ka asnjë lloj marrëdhënie me Amerikën dhe nuk mundet ai t’i akuzojë për anti-amerikanizëm.
“Sot po na nxjerr nga goja sikur ne kemi hyrë në bunkier antia-merikanizmi. Unë nuk e di si i ka marrëdhëniet ai me Amerikën. A ka apo s’ka, se para se të flasësh për të tjerët duhet të shohësh marrëdhëniet e tua. Kam bindje nuk kam dyshime sepse dyshime mund të keni ju.
Asnjë lloj marrëdhënie sepse po të ishte ajo minimalisht mund të kishte marrë një kartolinë urimi. Asnjë deri më sot, absolutisht lëre ça mund të ketë ndonjë shok privat. Të gjithë mund të kemi, por asnjë qëndrim me asnjë agjenci, ambasadë, kurrë nuk ka përshëndetur, sepse është një linjë e brendshme që ne duhet ta zgjidhim vetë në Partinë Demokratike”, tha Korreshi.