Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka reaguar për protestën e zhvilluar ditën e sotme në zonën e Myzeqesë, ku fermerët kundërshtuan miratimin e Paketës së re Fiskale të viti 2022.
Ata nuk pranojnë vendosjen e 10% për TVSH për imputet bujqësore.
Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se fermerët janë lënë nga qeveria në mëshirë të fatit.
Korreshi ironizon ministren e Bujqësisë duke thënë se flet për akademinë e pozon me shalqi, por nuk i bëhet vonë që fermerët kanë falementuar e serat nuk po mbillen me.
Fermeret ne polici, Ministrja ha shalqi!
Sapo dolen fermeret e fundit nga Komisariati i policise Lushnje, ne Uren Vajgurore akoma skan dal.
Trishtim kur shikon kete shtet qe te vjedh voten e te jep dajakun.
Fermeret e Myzeqese por jo vetem me ane te Sindikates se Fermereve por edhe me Shoqata te tjera sot kane protestuar tek rotondo e Plugut ne Lushnje.
Ministrja na flet per akademine e na pozone me shalqine por nuk i behet vone qe fermeret kane falementuar e serat nuk po mbillen me.
Ti leme akademite e ministres e tu vime ne ndihme me paketa ekonomike fermerit-ka sjkruar nder te tjera deputeti