Nga Petrit Vasili
Kosova përballë armikut proserb Edi Rama!
Antishqiptarët e të gjitha llojeve, e veçanërisht në Beograd, e kanë pasur ëndrrën më të madhe të tyre, që Qeveritë në Shqipëri të vendoseshin kundër Kosovës.
Po asnjë Kryeministër më parë, përveç Edi Ramës, i majtë apo i djathtë qoftë, pavarsisht gabimeve apo të metave në planin e brendshëm, nuk mund qortohet kurrë për qëndrimet dhe mbështetjen ndaj Kosovës, pasi të gjithë kanë qenë të qartë dhe tepër të vendosur në krah të saj.
Për herë të parë Kosova ka përballë Edi Ramën, si një armik i paskrupull kundër saj, i gatshëm të shqiptojë dhe të mbrojë tezat më negative dhe të ndërmarë veprimet më të rrezikshme kundër pavaresisë dhe integritetit shtetëror të Kosovës si dhe të përdorë gjuhën më të egër e përçmuese ndaj saj.
Që nga Projekti i zi për ndarjen e Kosovës dhe shkëmbimit të kufijve, ku Edi Rama luajti një rol kryesor së bashku me Vuçiç dhe Soros dhe që u denoncuar nga kryeministri Haradinaj në atë kohë, të cilin filoserbi Edi Rama e paditi edhe ne gjykatë duke shënuar veprimin më të rëndë të parë deri atëherë kundër Kosovës.
Duke vazhduar me Ballkanin e Hapur serborus, duke ju kundërvënë egërsisht Kosovës dhe Albin Kurtit me gjuhën e një serbomadhi të vërtetë e me synim izolimin e denigrimin me çdo kusht të Kosovës
Apo me tej me urrejtjen e shprehur ndaj Kosovës gjatë provokimit shume të rëndë në Veri, kur turmat e armatosura serbe rrethuan Komunat dhe pengonin kryetarët e sapozgjedhur dhe Edi Rama sërish sulmonte me keq se Vuçici qeverinë e Kosovës.
Apo kur Serbia rrëmbeu tre policët Kosovare, ishte vetëm Edi Rama, që u fsheh me ditë të tëra që të fliste e të mbante qëndrim të hapur kundër Vuçiçit, por edhe kur foli u shpreh me gjuhën e Vuçiçit.
Apo kur ju kundërvu egërsisht Albin Kurtit në rastin e bisedimeve të bllokuara nga Vuçiç dhe Rama dërgoji në Bruksel gjoja një Draft per Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërkohe që marreveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit ishin gati për nënshkrim, i cili refuzohej nga Vuçiç për tu nënshkruar.
Apo vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës duke anulluar me mënyrë të njëanshme dhe rrugaçërore Mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive në Gjakovë.
Apo në rastin e vrasjes së policit Bunjaku dhe provokimit agresiv terrorist serb, kur vetëm Edi Rama kishte guximin e një pengu të vërtetë dhe fliste për gjoja dy palë në konflikt ndërkohë kishim serbët agresorë në të njejtën anë dhe Kosova që mbronte rendin kushtetues nga ana tjetër.
Apo ku Edi Rama propozonte Konferencë Paqeje, sipas skenarëve, që i servirte Beogradi dhe që ky i artikulonte me servilizmin e një pengu të vërtetë.
Apo sot që bën megafonin e Vuçiçit dhe kërkon marrjen e kontrollit total në Veri nga ndërkombëtarët e duke përjashtuar qeverinë dhe forcat e sigurisë së Kosovës, e gjitha kjo në funksion të Planit të vjetër të ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të kufijve.
Apo duke folur me gjuhë proserbe për “njohje gjoja de facto” të Kosovës, ndërkohë që bota mbarë e njeh Kosovën dhe çështja qëndron te njohja de jure të cilën Serbia nuk e bën, duke e penguar e duke përdorur çdo mënyrë dhe duke arritur deri tek provokimet terroriste.
Apo duke akuzuar në mënyrë të neveritshme Qeverinë e Kosovës se ajo sipas Edi Rames ” ka kusuret e saj në dialogun me Serbinë”, ndërkohe që pozicionimi i Albin Kurtit ka qenë absolutisht parimor dhe kushtetues dhe koha i dha plotësisht të drejtë atij duke detyruar edhe vete ndërkombëtarët të korigjojnë e ndryshojnë pozicionimet e tyre.
P Ë R F U N D I M:
Kosova ka përballë vetes një armik të betuar si Edi Rama.
Kosova dhe çështja shqiptare ka sot përballë besëprerësin me të madh të historisë së saj dhe si kurrë ndonjëherë është tradhëtuar nga Kryeministri në detyrë i Shqipërisë.
Vuçiçi ka zëdhënësin dhe megafonin më besnik në Tiranë, aq besnik sa edhe në Serbi nuk e gjen dot.
Edi Rama nuk është në krah të Albin Kurtit siç do të ishte çdo kryeministër apo faktor politik në Shqipëri, por është pas krahëve të tij me thikë në dorë për ta goditur egërsisht pas shpine me regji të Beogradit.
Kosova ka sot një problem të shtuar në dialogun dhe qëllimet e saj kombëtare sepse forcat me të errta anti Kosovë fërkojne duart kur tezat dhe qëndrimet, që ata nuk i mbajnë dot, i mbron dhe i përhap Kryeministri tradhëtar i Shqipërisë.
Por e gjithë Shqiperia jashtë zyrës se Edi Ramës është me zemër dhe me çdo mundësi që ka në krah të Kosovës dhe Qeverisë së saj dhe kjo është prova se Kosova nuk është kurrë vetëm.
Shqipëria duhet të jetë e gjitha bashkë për ta treguar këtë mbështetje ndaj Kosovës dhe për të izoluar tradhëtarin Edi Rama.