Kovacevski në mbledhjen e dy qeverive: Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe RMV s’kanë qenë kurrë më të mira. Të ecim bashkë drejt BE, synojmë që gjuha e RMV të ngrihet në nivel europian

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski ka hapur mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe RMV që po mbahet sot në Shkup.

Ai u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë qenë kurrë më të mira se sot. Ai u shpreh se Shqipëria dhe RMV kanë qëllime të njëjta për anëtarësimin në BE dhe kanë treguar se kur ka bashkëpunim mes fqinjëve mund të tejkalohen edhe sfidat.

“Bashkërisht mund të bëjmë më tepër prandaj për disa vite arritëm shumë më tepër se mund të mendonin. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë më të mira se sot. Jemi shembull si dy fqinjë mund të bashkëpunojnë dhe të tejkalojnë sfidat.

Bashkëpunojmë si partner të barabartë. Më 19 Korrik të dy në emër të qytetarëve të vendit tonë kishim nderin të nisim negociatat për integrimin në Bashkimin Europian. Ju kolegë të respektuar nga Shqipëria treguat miqësi të vërtetë drejt anëtarësimit në NATO. Ne kemi qëllime të njëjta për anëtarësim në BE”, deklaroi ai.

“Tani i përmbushim të gjitha premtimet dhe kështu do të nisë edhe hapja e negociatave. Për ne identiteti dhe gjuha maqedonase dhe njohja e saj nga Europa do të ishte shumë e rëndësishme. Duam që ta ngremë gjuhën maqedonase në nivel me gjuhët e tjera europiane. Tani presim që deputetët të tregojnë përgjegjësi. Si i filluam bashkarisht negociatat i kanë mundësi të shkojnë deri në fund bashkë. Me anëtarësimin në BE do sigurojnë jetë cilësore. Sot RMV dallohet si model i suksesshëm për të ndërtuat ura me fqinjët, Europën dhe botën”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad