Kreshnik Spahiu: Arsyet pse Edi Rama do përpiqet të mos dënohet Sali Berisha

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Kreshnik Spahiu

Dje Berisha bëri thirrje për Revolucion.
Sigurisht që askush nuk e mori seriozisht sepse pas 33 vitesh më shumë shqiptarë gjen të gatshëm të luftojnë në Palestinë, Izrael apo Ukrainë sesa në bulevard për kullat e Berishës.

Çuditërisht armiku i revolucionit nuk ishte Amerika dhe Soros por ishte Edi Rama.
Nga e shtuna deri më sot Sali Berisha nuk ka thënë asnjë fjalë:
– kundër SHBA,
– kundër Blinken,
– kundër Yuri Kim,
– Kundër Soros
– kundër ambasadorit britanik

Pyetja shtrohet: Pse Berisha ka 6 vjet deklaron që ambasadorët e SHBA dhe BE i kërkojnë prokurorisë arrestimin tim dhe kur ndodhi “arrestimi” familjar, hesht për Amerikën dhe akuzon Edi Ramën?

Berisha e ka të qartë që e humbi luftën me SHBA dhe Britaninë e Madhe dhe s’ka shpresë ta fitojë.

Berisha e di se ky është fillimi i një fundi tragjik që mund ta ndal vetëm Edi Rama.
Berisha e di shumë mirë që Edi Rama nuk ka urdhëruar prokurorinë por pas hetimit janë partnerët amerikanë dhe perendimorë që kanë planifikuar jo vetëm ta çmontojnë berishizmin por edhe ta bëjnë model ndëshkimi si preçedent gjyqësorë.

Në këto kushte Berisha rrit presionin vetëm ndaj Edi Ramës për këto arsye:
– Edi Rama s’ka interes të dënohet një kryeministër me burg sepse kjo krijon preçedentin penal për dënimin në të ardhmen të çdo kryemnistri.
– Edi Rama nuk ka interes që Berisha të arrestohet por të hetohet i lirë duke krijuar praktikën proçedurale që ndaj kryeministrave të kërkohet maksimumi një “detyrim paraqitje”.
– Edi Rama ka interes mos burgoset Berisha por ta lejojë të lirë që ai të protestojë me thyerje, djegie, dhunime për t’i treguar ndërkombëtarve dhe shqiptarve që në 2025 e keqja më e vogël jam unë.
– Edi Rama s’ka interes të nxjerë jashtë politikës Berishën se pas ikjes tij, i bie që Rama të jetë më plaku dhe më i vjetri duke ju afruar radha e largimit.
– Edi Rama nuk ka interes të burgoset Berisha se i duhet një lider Non-Grata nga perëndimi si kundërshtare.
– Edi Rama ka interes që Berisha të jetë i lirë si e vetmja mënyrë që një opozitë e re mos lind në Shqipëri.
– Edi Rama s’ka interes të izolohet Berisha, pasi me të po fiton zgjedhjet shumë thellë dhe ka mandatin 4 në xhep.

Për këto arsye SPAK dhe GJKKO janë përballë njē sfide historike.
Nëse proçesi ndaj Berishës përfundon me sukses si një gjykim i lirë, i drejtë, me prova dhe i barabartë ky do jetë revolucioni i drejtësisë mbi mafien politike.

Në të kundërtēn, nëse Berisha shpallet i pafajshëm mbi betejën e shkeljeve proçedurale, kjo rrezikon të kthehet në bumerang dhe dështim me pasoja ku anti-revolucioni do kthejë Shqipërinë 3 dekada pas në pikën zero.

SPAK duhet të mbështetet fort tek SHBA të cilët e kuptuan që vetëm prangat e largojnë establishmentin nga politika dhe jo vota që ata kontrrollojnë.
Populli duhet mbështesë revolucionin e amerkanve në bankën e të akuzuarve!

Zjarr Tv Ad