Kreshnik Spahiu mesazh të rinjve: Në Gjermani nuk është fushë me lule, jetojnë keq

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se shqiptarët që punojnë në mënyrë ilegale në Gjermani bëjnë një jetë shumë të vështirë.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Spahiu tregoi se çdo shqiptar që s’ka leje qëndrimi në Gjermani, vështirësinë më të madhe e ka të gjejë banesë, pasi qiratë në këtë vend janë nga më të shtrenjtat në botë.

Kjo ka bërë sipas tij, që shqiptarët të jetojnë 4-5 vetë në një apartament, dhe jo si familje por si emigrantë ilegalë.

“Nëse ka nga ata që mendojnë se në Gjermani është fushë me lule e kanë gabim. Çdo shqiptar që s’ka leje qëndrimi në Gjermani, nuk ka kontratë shtëpie, detyrohen të jetojnë 4-5 shqiptarë në një banesë ku qiratë janë nga më të lartat në botë. Të gjesh shtëpi duhet të rrish 2 vjet në radhë, dhe një apartament 1 dhomë e kuzhinë është mbi 1 mijë euro. Dhe jo familje, këta janë ilegalë. janë mbushur me meshkuj rrugët e Berlinit, pasi janë emigrantë ilegalë dhe kanë ikur pa familjet”, tha Spahiu.

Zjarr Tv Ad