Kreshnik Spahiu parashikon fatin e PD-së së Alibeajt nëse merr vulën: Deri në vitin 2025 do arrijë…

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreshnik Spahiu thotë se ndarja e Partisë Demokratike duhet parë si një fenomen pozitiv. Ai tha se bashkimi në këtë rast nuk do të ishte më i suksesshëm se ndarja.

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, bëri edhe një parashikim për fatin e grupimit të Enkelejd Alibeajt. Ai tha se ky grupim do të shkonte drejt zhdukjes pa vulën dhe logon, por nëse gjykata vendos në favor të tyre, mund të kthehen në një pol të tretë në politikë.

Fati i PD-së pritet të vendoset në Gjykatën e Tiranës në datën 3 mars.

“Divorci është i shëndetshëm, jo gjithmonë është i keq. Në këtë rast mendoj se është i mirë. Në zgjedhjet lokale, po, mendoj se duhet të krijojnë secili familjet e tyre. Pjesa e Berishës ka shumicën, por pjesa e Alibeajt është e asgjësuar nëse nuk marrin logon.

Nëse marrin logon, unë mendoj që ka një përqindje të caktuar ku marrin pjesë anti-Berishizmi. Ka një pjesë të popullatës që e duan PD-në, e urrejnë Edi Ramën, por nuk duan të kthehet Berisha. Deri në 2025, ky grupim, nëse ka logon, shkon deri në 15%. Pra kthehet në një pol të tretë. Nëse ka një mendje mbi palët, duhet ta këshillonin Sali Berishën, dhe të kishin bërë ndarjen. PS funksionon mbi parimet marksiste të Enver Hoxhës, unitet, solidaritet, bashkim”, deklaroi Kreshnik Spahiu në emisionin “Top Story”.

Zjarr Tv Ad