I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, analisti Kreshnik Spahiu foli për zgjedhjet lokale ku tregoi dhe tabunë që duhet të thyejë opozita për të mposhtur Edi Ramën.
Spahiu theksoi se PD duhet të vijë me një frymë dhe moral të lartë në mënyrë që të marrë më shumë vota se PS më Tiranë.
Më tej ai theksoi se Tirana dhe Durrësi janë kthyer në bastione të majta.
“Kam prej shumë vitesh që kam qenë kritik ndaj Lulzim Bashës dhe nuk kam menduar asnjëherë ajo parti e ka mbështetur si elektorat at individë. Janë dy qytete kryesore që Tirana dhe Durrësi janë shndërruar në bastione të së majtës dhe PD e opozita e kanë shumë të vështirë ta thyejnë këtë tabu. Në zgjedhjet qe fundit ka një diferencë shumë të lartë mes socialistëve dhe demokratëve në Tiranë. Janë afro 40 mijë vota diferencë. Që të thyhen këto vota, PD duhet të vinte me një frymë dhe një moral më të lartë në çdo aspekt në këto zgjedhje”- tha ai.