Kreshnik Spahiu tregon pasojat që do të sjellë Censusi në Shqipëri

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku ndër të tjerat ka folur edhe në lidhje me censusin e popullsisë dhe të banesave i cili po zhvillohet në Shqipëri.

Sipas tij ky census hap probleme madhore. Ai shprehet se me anë të këtij censusi Shqipëria do të ç’faktorizohej në sytë e ndërkombëtarëve, pasi ajo do shpallej si një shtet me një popullsi 2 milionë banor, pasi jemi vendi që ka emigracionin më të madh.

“Në kushtet kur jemi vendi i tretë që kemi emigracionin më të madh në planet, në të gjithë botën, censusi e dëmton imazhin e Shqipërisë politikisht dhe ekonomikisht. Pse? Sepse kemi një rrudhje si popullsi dhe ka një kufi 2 milionshë. Nëse figurojnë 2 milionë banorë në statistikat ndërkombëtare.

Asnjë investitor nuk shkon në këtë vend. Është gabimi më i rëndë kombëtar, në dëm të interesave të shtetit të shpallësh një census për të shpallur një popullsi që nuk e ke realisht.

Ne jemi një komb me 10 milionë banorë dhe të nxjerrësh sot një census që Shqipëria është me 2 milionë banorë, nuk do të thotë gjë tjetër veçse të ç’faktorizosh shtetin shqiptar, sepse bën që asnjë shtet, asnjë kombësi të mos e marrë seriozisht shtetin shqiptar”,-tha Kreshnik Spahiu.

Zjarr Tv Ad