Kreu i FRPD, Ramës: Flet për votën, njeriu që futi krimin për t’a shantazhuar

0
744
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, thotë se sot në 25 vjetorin e FRESSH, Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë, të gjatë, të gjatë dhe tha atë që e ka mjeshtërinë e tij më të madhe, mashtrim, mashtrim, mashtrim.

Në një reagim pas aktivitetit të FRESSH, kreu i FRPD tha se flet për votën, njeriu që shkatërroi procesin politik dhe njeriu që futi krimin për të shantazhuar për votën, përdori  hashashin për të marrë votën, lekët e krimit dhe korrupsionit për të blerë votën.

“Njeriu i cili refuzoi procesin politik dhe zgjedhjet edhe brenda vetë PS duke u rizgjedhur në krye të partisë me referendum dhe 95.5% të votave. Sot nuk tha asnjë fjalë për 300 mijë vendet e punës, sepse dhe në atë sallë 90% e atyre në moshë pune janë të papunë. Se jo vetëm s’ka hapur asnjë vend pune, por e ka shtuar papunësinë varfërinë e mjerimin.

Sot nuk u tha asnjë fjalë të rinjve për arsimin e lartë sepse është përgjegjës për kaosin e shkaktuar”, deklaroi ai.

Në këtë linjë shtoi se mijëra maturantë humbën të drejtën e zgjedhjes së degës në bazë të meritë preferencës dhe se mijëra maturantë u shtynë drejt universiteteve private duke rritur dëshpërimin tek prindërit për të siguruar paratë e mjaftueshme për arsimimin e fëmijëve.

Sipas tij, qindra studentë u detyruan të ndërpresin studimet për shkak të tarifave të rritura në universitete, por siç thotë ai, kreu i qeverisë nuk pati kurajon sot ti thotë asnjë fjalë nënës së Ardit Gjoklajt, për të cilën tha se i hapi një plagë në zemër me vrasjen makabër të djalit të saj.

“Edhe Arditi kishte ëndrra dhe dëshira. Të shkonte në shkollë si gjithë bashkëmoshatarët. Por vrasësit që ti mbron sot, Erion Veliaj e kryetari i PS së Peqinit ia prenë në mes”, deklaron Këlliçi.

Ai vijon më tej duke thënë se Edi Rama doli sot para të rinjve krenar për vlerat që promovon, Elvis Roshin i dënuar për përdhunim në grup, Arben Ndokën tutor prostitutash, Mark Frrokun tutor dhe vrasës. Artur Bushin trafikant droge e dhjetëra të tjerë me meritë se kanë kryer krime, merren me trafik droge ose prostitucioni.

“Ky është modeli i Ramës në qeverisje, por ky nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë modeli i të rinjve që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa”, tha në mbyllje kreu i FRPD.

Zjarr Tv Ad