Kriza në PD, Fatos Lubonja: Votimi e vetmja zgjidhje, këtë situatë nuk e kishte menduar as Rama si regjisor i kësaj historie

0
194
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja thotë se palët në Partinë Demokratike duhet të shkojnë në votim si e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund krizës në selinë blu.

Edhe unë jam dakord që duhet të ishin ulur në tryezë, të merreshin vesh, ndoshta të nxirrej një figurë. Unë shoh vazhdimin e luftës me mjete të tjera. Bashës i kërkohet ikja sepse ndodhi kjo humbja, unë mendoj se aty brenda asaj PD, janë dy të tjera.

Një PD që thotë të vërë Basha një njeri të vetin dhe një fraksion që ndoshta e ka seriozisht që duhet të ikë Basha. Por Berisha hedh tezën e votimit, sepse mendoj se është i sigurt që fiton. Votimi është e vetmja rrugë”.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në News 24 Lubonja theksoi se edhe vetë Rama që sipas tij është regjisori i historisë për shkatërrimin e opozitës është i habitur për suksesin e tij.

Një Berishë i tillë merr më shumë brenda PD por vështirë se mund të krijojë një masë që mund të përballet me Ramën. Por nga ana tjetër nuk shoh asnjë mundësi. Si mund të bëhet që ky të jetë aty dhe njëkohësisht të mos jetë aty. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Mendoj që edhe Edi Rama vetë që është edhe regjisor i kësaj historie nuk e kishte menduar që operacionin për shkatërrimin e opozitës do të ishte kaq i suksesshëm.

Baza do të votojë. Baza nuk vendos dot të ikë apo jo Berisha apo Basha. Baza është në gjendje të gjykojë kush ka të drejtë dhe kush ka shumicën. Ajo që quhet baza. Unë dua që të kemi një opozitë sa më të fortë për t’i rezistuar këtij regjimi. Edhe luftërat kanë rënë. Ndryshimet në Shqipëri janë bërë sa herë ka pas luftëra”, deklaroi Lubonja.

Zjarr Tv Ad