Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzës falenderon publikisht Ramën për rritjen e pagës

0
156
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në detyrë disa ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe ka vazhduar axhendën e tij duke zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive.

Gjatë takimit, kryetari i bashkisë Fushë-Arrëz, Hil Curri e falënderoi publikisht Ramën për rritjen e pagave të punonjësve të bashkive dhe për VKM-në që ndihmon zonat rurale me vështirësi, duke e quajtur këto arritje të rëndësishme.

“Dëgjova me vëmendje të gjitha shqetësimet. Në takimin e parë që kemi bërë në Shkodër, unë dua të falenderoj, po një falenderim bio sepse VKM-ja që është bërë për të ndihmuar zonat rurale me shumë vështirësi ka thjeshtuar procedurën. Për një muaj kam arritur të kem deri në 20 kërkesa, kryesisht nga diaspora. Ky është një falenderim shumë i përzemërt, po edhe për pagat, të cilat u rritën. Në fillim isha skeptik sepse ndoshta nuk kishte buxhet, por edhe kjo ka qenë një arritje falë këtij takimi,”-tha kreu i Bashkisë Fushë-Arrëz.

Zjarr Tv Ad