Abin Kurti tha se do të bashkëpunojë për fuqizimin e komunave në katër vitet e ardhshme. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. “Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demkratike. Qytetarët sot vendosin së kush do të vendos”.
“I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat”.
Kandidatët në garë për Prishtinën janë Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re. Numri i qendrave të votimit në të gjithë Kosovën është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 qendra votimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021.
Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milionë e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.