Kryeministri i quajti “mbeturina”, Belind Këlliçi nga jashtë Kuvendit poston foton e Edi Ramës mes plehrave dhe ka një mesazh

0
200
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mes tensioneve akuzave, ofendimeve dhe debateve është duke u zhvilluar kjo seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë. “Mbeturina”, kështu i quajti kryeministri Edi Rama opozitarët, ndërkohë i menjëhershëm ishte dhe reagimi i demokratëve.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu drejtua Ramës duke i thënë: “Se kush është mbeturinë e se kush është i palarë e që qelbet erë 3 km nga momenti ku është atë e di çdo shqiptar e koleg që është këtu në sallë. Shko prit thonjtë, lahu, kurohu dhe pastaj hajde bëj kryeministrin e Shqipërisë”.

Ndërkohë së fundmi ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetit dhe drejtuesit politik në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçit. Ndonëse nuk është në Kuvend, Këlliçi është duke ndjekur me interes të lartë këtë seancë plenare ku dhe po diskutohet projektbuxheti për vitin 2025.

Në llogarinë e tij në rrjetin social “X”, Këlliçi ka postuar një foto të shkrepur vite më parë të kreut të qeverisë, Edi Ramës në mes të mbeturinave.

Ish-deputeti e cilëson Ramën si “mbretin e plehrave”, i cili “kundërmon era korrupsion prej biznesit me inceneratorët”.

“Edi Rama, mbreti i plehrave, i cili kundërmon era korrupsion prej biznesit të tij me inceneratorët dhe mbetjet, sot pati kurajon ta konsiderojë opozitën si ‘mbeturinë’… Doemos kur ke fiksim plehrat, kur rrethohesh nga mbeturinat dhe kur je pasuruar dhe ke blerë vota nga vjedhja me mbetjet, tek plehrat do të të rrijë mendja!!!”, shkruan Këlliçi.

Zjarr Tv Ad