Kryeministrja me fëmijën në asamblenë e okb-së

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja e Zelandës së Re ka bërë histori si e para udhëheqëse botërore që merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me foshnjen e saj të porsalindur në prehër.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila solli në jetë fëmijën kur ishte në detyrë, ka bërë historinë duke sjellë vajzën e saj tre muajshe në sallën e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. 38-vjeçarja u fotografua duke puthur dhe mbajtur në krahë Neve në ‘Samitin e Paqes Nelson Mandela’ ndërsa në krah të saj ishte partneri Clarke Gayford. Neve shikonte sesi nëna e saj mbante fjalim në asamble dhe babai i saj Gayford, i cili kujdeset më shumë për vajzën, e mbante në krahë. Ardern  është kryeministrja e dytë që ka lindur gjatë kohës që ka qenë në detyrë.

Ajo mbajti fjalimin e saj debutues në Samitin e Paqes të Nelson Mandelës, ku theksoi “ndikimin e thellë” të ish-udhëheqësit të Afrikës së Jugut në vendin e saj. Kryeministrja e Zelandës së Re ushqen akoma vajzën me gji ndaj ishte një vendim shumë praktik që ta sillte foshnjen në udhëtimin gjashtë-ditor ndërkombëtar.

Javën e shkuar, në Zelandën e Re u miratua një ligj që lejonte kryeministren apo ministrat të udhëtonin me një dado në misionet jashtë vendit, e kjo do të mbulohej nga taksapaguesit. Por, Ardern tha se bileta e partnerit për në Nju Jork dhe shpenzimet e tjera do të paguhen prej saj, pasi ka vetëm pak angazhime në të cilat kërkohet prania e Gayford.

Zjarr Tv Ad