Kryetari i njësisë administrative në Dajt bën “të fortin” në zyrat e shtetit dhe tërheq me forcë gazetarin: O njish…po fike mo se na çatë…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e paprecedentë po aq dhe skandaloze është regjistruar së fundmi në një nga zyrtar e shtetit, pikërisht në zyrën e kryetarit të njësisë administrative Dajt, Alfred Brahja.

Në një kohë kur kryetari duhet të përgjigjej dhe t’i jepte zgjidhje problematikës së një prej qytetarëve, ai ka “shpërthyer” ndaj gazetarit të emisionit “Xhadat”, ku përpos fjalorit jo etik për një punonjës shteti, ai ka tërhequr me forcë përfaqësuesin e medias.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ në MCN u transmetua problematika e një qytetari i cili u drejtua në zyrën e kryetarit Brahja, por ky i fundit iu kthye duke i thënë se përpos faktit që nuk e ka kompetencë të merren me të tilla probleme, insistoi se qytetari nuk është i regjistruar në atë njësi.

“Se mbuloj unë Freskun, unë jam Dajti. Nuk është territori i Dajtit fare këtu. Kujtimi është administrator një. E dyta, nuk je ti në territor timin. Letrat i ke në Dajt. Ujërat e zeza nuk i kemi ne, edhe sikur. Kërkesën e bën te Drejtoria e Ujësjellësit. Pse po e bën gjithë kohën me filmim. Ta shpjegoj dhe ta them thelbin pastaj dy minuta. Shiko ore unë flas sipas hartës”, ka thënë Brahja.

Ndërkohë, gazetari vijoi të insistonte për të ditur a është qytetari i regjistruar në këtë njësi administrative apo jo, kryetari mesa duket u shqetësua nga gjithë këto pyetje dhe këmbëngulje dhe vendosi që t’i marrë me forcë mikrofonin gazetarit dhe ta nxjerrë nga zyra e tij duke e tërhequr me dhunë.

“O njish. Hajde vazhdoni se kam 700 punë. Ti si gazetari ça do nxjerrësh nga unë. Nuk e njoh zotërinë edhe sikur ta njoh nuk është territori im, është territori i njësisë 12. Ça i përkasin gjërat me ujësjellësin nuk kemi asnjë kompetencë. A e fik atë m burrë se mu bërë si..Po fike mo se na çatë…Hajde përjashta nga zyra ime. Jashtë”, dëgjohet të thotë kryetari.

Ndërkohë, që punonjësve të tjerë në këtë njësi adminsitrative ju duk normale sjellja e kryetarit të tyre, të cilët iu drejtuan gazetarit duke i thënë: “Të sqaroi, ka një orë që po të sqaron”.

Zjarr Tv Ad