“Kujdes kur flet me mua”/ “Plas” keq në studio, Dhuli: Mos fluturo me presh…

0
253
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një debat i ashpër ka shpërthyer në studion e Top Story, mes socialistit Petro Koçi dhe zëdhënësit të Fredi Belerit, Skerdian Dhuli.

Koçi u shpreh “pika PE që u katandis që të shkojë Beleri” si eurodeputet, frazë që ka bërë të reagojë menjëherë Dhuli.

Ai iu drejtua duke i thënë “mos fluturo me presh”, ndërsa më tej tha se Beleri shkon si eurodeputet kundër Shqipërisë.

Këtë deklaratë Koçi i tha se e bëri në sinqeritet e sipër.

Pjesë nga debati:

Petro Koci: Pika PE ku u katandis të vejë Beleri eurodeputet

Skerdi Dhuli: Të erdhën kolegë me pranga në duar për të votuar reformën në drejtësi

Koçi: Rama atë ditë që u arrestua Beleri ishte në Tiranë, po të ishte në dijeni të fenomeneve…

Dhuli: Pusho një sekondë

Koçi: Nuk ndiqej nga policia e zakonshme…

Dhuli: Shkon si eurodeputet kundër Shqipërisë

Koçi: A sa mirë e the

Dhuli: Po sigurisht mo, mos fluturo me presh

Koçi: Bëj kujdes kur flet me mua, ato të preshëve i ke në parti, bëj kujdes me mua

Dhuli: Më degjo pak

Koçi: E the me sinqeritet të plotë eurodeputet kundër Shqipërisë

Dhuli: Ti nuk e kupton dot këtë se kaq është kapaciteti jot

Koçi: Sa të kanë mësuar ty, mos e tepro me edukatën. Eurodeputeti kundër Shqipërisë, e the qartazi

Dhuli: Qetësohu të mësosh disa gjëra…

Zjarr Tv Ad