“Kujdes me gratë shqiptare, burrat mund të reagojnë keq!”, zbulohen këshillat për personelin italian të qendrës së azilantëve në Gjadër

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç u bë e ditur dhe më herët, është shtyrë hapja e kampit në Gjadër, ku do të strehohen emigrantë që do dërgohen nga autoritetet italiane. Ky fakt është bërë i ditur sot përmes një artikulli në ‘La Repubblica’. Kjo e fundit ka publikuar këtë të martë një artikull, ku bën me dije se kontingjenti italian që do të menaxhojnë qendrat e emigrantëve, do të mbërrijë në Shqipëri më 20 gusht.

Ndonëse hapja e kampit në Gjadër ishte parashikuar të ndodhte në fillim të muajit gusht, La Repubblica raporton se hapja e kampit do të bëhet e mundur në fund të këtij muaji dhe në fillim të shtatorit, pavarësisht deklaratave të kryeministres Meloni në prani të homologut të saj, Edi Rama.

Mes të tjerash media italiane ka publikuar edhe një dokument mbi trajnimin që iu është bërë personave që do të menaxhojnë burgun prej 20-vendesh për emigrantët në Gjadër. Në këtë rregullore përcaktohet edhe mënyra se si do të vishen punonjësit dhe deri te pirja e kafesë.

Një vend të rëndësishëm zënë këshillat për sjelljen me gratë shqiptare, duke mos bërë komplimente apo sjellje që mund të ngjallin reagimin e ashpër të burrave. Aty thuhet se vendi është shumë i sigurtë dhe nuk ka krime si si vjedhje, ngacmime seksuale etj.

Manuali i publikuar nga La Reppubblica, nis me parantezën: Populli shqiptar është shumë miqësor, por duhet të keni parasysh disa rregulla të nevojshme.

Si fillim, “shmangni flirtimin me gratë shqiptare. Një burrë që sheh gruan e tij që joshet nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq”. Dhe meqë jemi këtu, duke qenë se janë “një popull modest, lakuriqësia apo veshja e papërshtatshme në publik nuk është e mirëseardhur”, thuhet mes të tjerash.

Të tjera udhëzime të bëra publike nga La Repubblica janë:

– Shqiptarët nuk duan të nënvlerësohen, ndaj mos u sillni kurrë me një qasje superioriteti.

– Është një popull modest, kështu që nudizmi apo veshja e papërshtatshme në publik nuk janë të mirëpritura.

– Shmangni flirtimet me gratë shqiptare në disa kontekste . Bëhet fjalë për një shoqëri konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që di apo sheh që gruaja e tij joshet nga një burrë tjetër mund të reagojë në një mënyrë të keqe.

– Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ekzistojnë krimet e vogla (s’ka vjedhje, grabitje, apo ngacmime seksuale) prandaj shmangni qëndrimet “në mbrojtje”

– Në Shqipëri nuk ekziston fanatizmi fetar. Edhe pse është një vend me shumicë myslimane aty bashkëjetojnë disa fe.

-Konsumimi i kafes nuk është në banak, por vetëm ulur, në restorante përmbajuni menusë, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura”.

Dhe, në fund, rekomandimi i rekomandimeve: “Kini kujdes se si flisni… pothuajse të gjithë shqiptarët dinë italisht!”.

Zjarr Tv Ad