Një mesazh në emër të drejtuesve të Policisë i është dërguar disa qytetarëve përgjatë këtyre ditëve me synimin për të mashtruar persona fizikë dhe juridikë, në këmbim të shumave monetare.
Policia e Shtetit bën me dije se nga hetimet e ndërmarra deri tani është parandaluar dëmi monetar nga kjo veprimtari si dhe pasojat e mëtejshme.
Megjithatë ajo i bën thirrje qytetarëve që nëse hasin një problematikë të tillë të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike.
Njoftimi i policisë
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.
Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët.
Puna policore vijon për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.
Ju ri-informojmë se njoftimi që mund t’iu vijë nëpërmjet postës elektronike është:
Ndërsa mesazhi bashkëlidhur me të, është:
Ftojmë qytetarët që për çdo problematikë që mund të hasin, të kontaktojnë Drejtorinë për Hetimit e Krimeve Kibernetike, në adresën e postës elektronike [email protected]. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike do të japë më shumë informacion rreth kësaj situate, në ditët në vijim.