“Kulla 100 katëshe u bë qera shtëpie”, Shkëlzen Berisha sfidon sërish Ramën: Revoko leje ose haje me “nder”

0
1015
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkëlzen Berisha ka reaguar me anë të një statusi në “FB”, pas akuzave se ai është një nga ortakët në ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës.

Berisha është shprehur në status se nga ortak në kullë, sipas thashethemeve të portaleve, akuzat u degraduan si një qiramarrës në një nga pronarët që ka marrë lejen e ndërtimin për pallatin me firmën e Veliajt dhe Ramës.

Ndër të tjera, Berisha ka paralajmëruar dhe një padi penale për të gjithë ata që shpifin pa fakte.

Postimi:

Shpifja – Kulla 100 katëshe u bë qera shtëpie

Shpifja konsumon veten!

Kjo u vërtetua edhe këto ditë kur shpifja për financim kullash 100 kateshe e resortesh në bregdet u kandis në një qera shtëpie!

Që kur jam kthyer në Shqipëri para 17 vjetësh kam zgjedhur të jetoj gjithmonë me qera! Përgjatë gjithë këtyre viteve, ku kam ndërruar tre herë banesë, njëlloj si shumica e qeramarrësve përveç qerasë nuk kam pasur asnjë mardhenie pune me qeradhënësit!

Përgjegjësia e qeramarrësit është të paguajë qeranë jo të kontrollojë punët, financat dhe bizneset e qeradhënësit.

E njëjta gjë vlen dhe për banesën aktuale dhe pronarin e saj! Përtej tentativës që nga ortak në kullë, më bënë qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza në Pezë e më pas tek Mihal Duri, i siguroj që qeranë e kam deklaruar e paguar me bankë sepse nuk kam patur fatin e Ramës për ta paguar në natyrë apo me klering me leje ndërtimi!

Për financime kullash dhe resortesh shpifësit do kenë mundësi të përballen me shpifjet e tyre në gjykatë! Sa për Ramën që përmes tualeteve të tij mediatike thotë se për kullat që ai dhe Veliaj firmosin si të ishin “shërbëtorët” e mi të bindur, fajin e ka Shkëlzeni, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me “nder”!

Zjarr Tv Ad