Kulla: Ja pse SPAK po kthehet në faktorin e 3-të përtej Ramës dhe Berishës

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Ilir Kulla në emisionin ‘Të Pashoq’ e konsideroi SPAK si një faktor të tretë në skenën shqiptare, pasi në njërën anë kemi një qeveri të gërryer nga korrupsioni dhe në anën tjetër një opozitë që nuk ngjall shpresë.

“Një miku im, senator italian, para disa ditësh më tha se jemi në një situatë tipike ku qeverisja është e gërryer nga brenda nga korrupsioni dhe opozita është e dobët.

SPAK është kthyer në faktor të tretë sepse kemi një opozitë që nuk tërheq, nuk ka ndryshuar aspak, po të shikoni listat e kandidatëve për deputetë.

SPAK ka shpatën e demokleut mbi kokën e tyre. SPAK me qejf e prish që nesër Prokurorinë, por jemi në rrugën drejt BE, jemi te kapitujt”, tha Kulla.

Në vijim ai tha se në zgjedhjet e 11 majit do të shihet nëse Rama do të marrë i vetëm 71 mandate, apo jo.

“Sistemi i pastër proporcional nuk lejon humbje të thellë dhe ata e dinë, në këto kushte Rama më duket më i sinqerti kur thotë: po çfarë zgjedhje?”, tha Kulla.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad