Kulla në qendër të Tiranës, reagon Shkëlzen Berisha

0
870
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkëlzen Berisha, djali i kreut të PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me akuzat që një grup mediash pranë qeverisë i kanë bërë atij ditën e djeshme, duke e akuzuar se qëndron pas kullës 205 metër të lartë “Mount Tirana” në qendër të Tiranës, tek Rruga e Barrikadave, e cila nisi të ndërtohet dy ditë më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha i mohon të gjitha akuzat teksa thekson se e vetmja gjë qb ka “përfituar” nga dyshja Rama-Veliaj dhe zagaret e tyre politike e mediatike gjatë gjithë këtyre viteve janë shpifjet dhe kallëzimet e rreme.

Më tej, Shkëlzen Berisha e sfidon kryeministrin Edi Rama që të revokojë lejen e ndërtimit “ose të pranojë në heshtje se pas saj njëlloj si për qindra leje të tjera janë pazaret që ai firmos paf paf paf e fap fap fap bash si për vjedhjen e inceneratoreve”. Sipas tij, qëllimi i Ramës është largimi i vëmendjes nga inceneratorët.

Reagimi i plotë:

Revokoje leje, ose haje me “nder”!

Dje dhe sot media te sponsorizuara me tendera dhe para inceneratoresh si dhe te njohura gjeresisht ne opinion si tualete mediatike qe shperndajne me porosi nenproduktet Rama – Veliaj me kane vene ne qender te “sulmeve” sepse bash padronet e tyre (Rama & Veliaj) gjoja me paskan bere dhurate nje kulle 125 m te larte ne qender te Tiranes!

Ne loje kane futur dhe “jaranin” e Balles te cilin e ngrijne dhe e shkrijne sa here u duhet per te filluar beteja imagjinare!

Ne fakt ana me qesharake e strategjise nuk eshte shpifja ndaj personit tim por sulmi qe ne vend te Rames qe ka firmosur e dhene lejen behet ndaj meje, si gjoja “perfituesi” i saj!

Mjafton te shikosh kush e shet gjellen per te kuptuar kush e ka gatuar!

Gjate gjithe ketyre viteve e vetmja gje qe Shkelzen Berisha ka “perfituar” nga Rama – Veliaj dhe zagaret e tyre politike e mediatike jane shpifjet dhe kallezimet e rreme!

Sidoqofte per t’i dhene nje pergjigje kujtdo qe ka ngelur ne grepin e shpifjes se radhes po i bej nje sfide publike Edi Rames qe te revokoje lejen e ndertimit, ose te pranoje ne heshtje se pas saj njelloj si per qindra leje te tjera jane pazaret qe ai firmos paf paf paf e fap fap fap bash si per vjedhjen e inceneratoreve!

Sigurisht qe ai nuk do beje asgje, pasi ne thelb gjithe zhurma e shpifjes nuk ka per qellim prishjen e pazareve te Rames, por largimin e vemendjes nga skandali i inceneratoreve per te cilin ai dhe Veliaj ne ndryshim nga skandali i Kulles, rrezikojne burgun! Sidoqofte sfida mbetet e hapur … revoko lejen ose haje me “nder”!

Zjarr Tv Ad