Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i është drejtuar me një shkresë bashkisë së Tiranës, ku i kërkon informacione në lidhje me kullat e ngritura në kryeqytet.
Në Facebook, Vasili ka publikuar edhe kërkesën, ndërsa kërkon informacion si janë miratuar lejet, për sa kate janë dhënë lejet dhe sa janë respektuar.
Ai thekson se vetëm transparenca vret pazaret dhe demagogjinë.
Statusi i Vasilit
Skaner ndërtimeve pa leje dhe shtesave te Tiranës!
I jam drejtuar me kërkese zyrtare Bashkise se Tiranes per kullat, qe kane permbytur Tiranen.
I kam kërkuar:
dokumentacionin se si jane miratuar keto leje
per sa kate eshte dhene leja
sa eshte respektuar leja e dhene
shtesat pa leje.
Vetem Trasparenca vret pazaret dhe demagogjine.