Kullat pushtojnë kryeqytetin/ Këlliçi-Veliajt: Po i nxjerr fundin Tiranës! Je thjesht kandidat për burg

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD dhe njëherazi kandidat në primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun Erjon Veliaj se po i nxjerr fundin qytetit pasi po shton kullat pa formë, pa plan urbanistik dhe pa rregull.

‘Ti mund ta quash veten edhe pastrues por pastrimi i parave të pista nuk është punë. Është vepër penale. Je thjesht kandidat për burg!’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Kandidati për burg!

Kullë tek ish Vila Ferdinand në Bllok, kullë te Kinema Milenium, kullë buzë Lanës tek ish BKT, kullë tek Rruga e Kavajës, kulla që shtohen në një kryeqytet pa formë, pa plan urbanistik, pa rregull.

Erion Veliaj po i nxjerr fundin Tiranës. 6 muaj i kanë mbetur për ti marë shpirtin qytetit.

Si do të mbahesh mend, Erion?

Ti mund ta quash veten edhe pastrues por pastrimi i parave të pista nuk është punë. Është vepër penale.

Je thjesht kandidat për burg!

Zjarr Tv Ad