Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka marrë duartrokitjet e publikut korçar.
Por shumë prej tyre kanë shkuar në veçanti për aktorin Koço Qendro i cili edhe duke qene 92 vjeçar ka surprizuar me lojën e tij ne skene. Rivënia në skenë e Kopracit, nisi si një ide e rastësishme dhe si një dëshirë e Koço Qëndros për të luajtur edhe një herë kryerolin e tij. Problemi i parë ishte dilema nëse aktori do të mund ta përballonte skenën për shkak të moshës shumë të thyer.
Në fund shfaqja ja arriti qëllimit, duke sjellë një mbrëmje te veçante për fundjavën korçare. Mjeshtëri i Madh Dhimitër Orgocka si regjisor, dhe 92 vjeçari me energji të pashtershme Koço Qëndro, ja kanë dalë mbanë edhe ne kushte kur kishin marre përsipër një barre aspak të lehtë.