‘Kur erdhi Baker, rrugët ishin plot’, ironia e Manjanit: Sot u boshatisen….

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar me një postim në facebook për vizitën e Blinken në Tiranë.

Me nje ironi të dukshme ai shkruan se, “kur erdhi ai Baker-i në 1991 u mbushën rrugët e sheshet plot, sot në 2024 për Blinken-in i boshatisën me dhunë sheshet e rrugët”.

Mesazhi:

Kur erdhi ai Baker-i në 1991 u mbushën rrugët e sheshet plot.

Sot në 2024 për Blinken-in i boshatisën me dhunë sheshet e rrugët.

A është pro amerikan ky vend?! Pse nuk i lenë “proamerikanët” në rrugët e veta të paktën!!!

Pfffff.

Na e shpifën ditën!

Zjarr Tv Ad