Gazetari Agim Xhafka ka treguar historinë me një polic të Rilindjes, që i ka ndodhur afër Lushnjes. Xhafka thotë se policia e ndaloi me 100 kilometra në orë dhe ai i kishte nxjerrë pretekstin se po shkonte për intervistë në televizionin “Klan”.
Gazetari deklaron se efektivi nisi t’i verë gjobë, por sapo i tha që kishte kaluar nga PD-ja në PS ai e la të lirë dhe e këshilloi të ikë me 120 kilometra në orë që të kapte në kohë intervistën.
Historia e Agim Xhafkës:
Më ndali polici afër Lushnjës.
– Je me 100 kilometra në orë, – tha e nxori bllokun e gjobave.
– E di, e di, por e kam me ngut. Po shkoj te televizioni “Klan”. Do dal në lajme andaj.
– E pse kështu? – nisi të tallej ai.
– Po ja, kam ikur nga Foltorja e do kaloj me PS-në, – i thashë.
E pashë u bë serioz. Më pa me fouristradë dhe e hëngri. Atëherë i dhashë goditjen e fundit.
– I kap dot lajmet e orës 15 e 30?
– Me 100 jo, por me 120 kilometra në orë besoj se arrin në kohë.
– Atëherë po iki, – i thashë.
– Jepi gaz e na ndero vëlla, – më tha.