Aldorjana Loshi mësohet se kishte 3 muaj në një lidhje me djalin e kolegut të saj, me të cilin punonte në Komisariatin e Kamëz.
Çifti raportohet se kishin pasur një konflikt kohët e fundit dhe se prej disa ditësh Aldorjana Loshi nuk i hapte telefonin të dashurit të saj.
21-vjeçarja mësohet se në mesazhin e fundit që i kishte dërguar të dashurit, 28-vjeçarit me iniciale E.N., i kishte shkruar që nëse do të shkonte tek banesa e saj, derën do ta gjente të hapur, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se kur i riu nga Kamza ka mbërritur në shtëpinë e saj, ku jetonte me qira në zonën e Alidemit, e gjeti efektiven e policisë të pajetë. 21-vjeçarja kishte qëlluar veten me plumb në zemër.
28-vjeçari, i cili është arrestuar, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka marrë telefonin e viktimës dhe ka fshirë mesazhet që kishin shkëmbyer sëbashku për të mos u zbuluar lidhja e tyre e më pas ishte larguar nga banesa.
I riu akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Babai i 28-vjeçari mësohet se ishte gjithashtu efektiv policie dhe punonte në të njëjtin komisariat me të dashurën e tij.
Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes, më 24 maj, rreth orës 18:30, në rrugën “Todi Shkurti”.
Efektivja Aldorjana Loshi, prej një viti e gjysëm punonte në komisariatin e policisë nr.5 në Kamëz dhe nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni.
Debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund ta ketë çuar 21-vjeçaren drejt këtij akti të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë.