Kush i bëri bashkë Edi Ramën dhe Sali Berishën ditën e sotme?

0
125
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...





Dita e Verës ka bërë bashkë kryeministrin Edi Ramë dhe kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishën!

Dy liderët po festojnë sot Ditën e Verës në Elbasan. Rama ka vendosur të përshkruajë në këmbë panairin e krijuar në qytet. Në masa të rrepta sigurie, kreu i Qeverisë së bashku me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatjën përshkron sheshin.





Ndërsa nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha ka lajmëruar se në orën 11:00 do të jetë në panairin e ditës së verës në Elbasan. Nuk dihet nëse do ketë një takim të rastësishëm mes tyre në panair, apo Rama do largohet më parë.

‘Gëzuar nga zemra ditën e verës miq! – festën e ndërrimit, çeljes së luleve, bukurisë së natyrës dhe së bashku me të, edhe njeriut. Le të urojmë një ndryshim të mirë për të gjithë shqiptarët! Me këtë rast, ju ftoj të më ndiqni në orën 11.00 në Panairin e Ditës së Verës në Elbasan! #sb- shkruan Berisha.





Zjarr Tv Ad