Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e PD-së ku ka zbuluar hapat e radhës që do të ndërmerren pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e partisë.
Berisha theksoi se gjatë ditës së sotme (4 mars) do të mblidhet grupi parlamentar, ndërsa të dielën (5 mars) do mblidhen kandidatët dhe në darkë Këshilli Kombëtar.
Ai u shpreh se vendimet që do të merren janë të një rëndësie të jashtëzakonshme.
“Do diskutojmë mbi situatën e krijuar. Sot mblidhet grupi parlamentar, nesër kandidatët dhe në darkë Këshilli Kombëtar i PD. Vendimet janë të një rëndësishme të jashtëzakonshme cilat do jenë qëndrimet tona përpara këtij akti të turpshëm, armiqësor ndaj nesh nga një mafie që nuk ka asnjë parim, që nuk respekton asnjë ligj”, shtoi Berisha.