Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mbetet ende mister vendi donator që na dhuroi 975 vaksinat e para anti-covid të kompanive Pfizer dhe Biontech.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publike, Albana Fico deklaroi se vendi i BE-së që dhuroi këto vaksina ka kërkuar që të ruhet konfidencialiteti, procedurë që po ndiqet dhe në shumë vende të tjera të botës. Sipas Ficos, kjo gjë u bë e ditur dhe nga kryeministri Edi Rama.
Ndër të tjera Fico garantoi se cilësia e vaksinës është maksimale dhe se janë respektuar të gjitha procedurat doganore dhe ato të transportit në kushte frigoriferike. Po ashtu Fico tha se pritet që të vijnë edhe 2000 mijë doza të tjera, ndërsa shtoi se në këto 4 ditë që po aplikohet vaksinimi, nuk është paraqitur asnjë anomali.