E ardhma e Vedat Muriqit u kthye në një rebus të vërtetë në këtë merkato vere. Pas rikthimit nga huazimi tek Majorka, skuadra e Lacios do ta shiste futbollistin në Belgjikë tek skuadra e Bryzh.
Deri këtu cdo gje ishte normale derisa sulmuesi kryeu vizitat mjekësore ku sipas belgëve Muriqi nuk i kaloi me sukses këto vizita.
Saga e futbollistit vazhdoi me rikthimin tek Lacio që nuk e priti mirë këtë lajm dhe që vendosi ti kryente edhe njëherë vizitat mjekësore dhe më pas të drejtohej në FIFA.
Megjithatë duket se ngjarjet kanë marrë një tjetër kthesë me hyrjen në lojë të skuadrës së Majorkës e cila ka vendosur të blejë kartonin e sulmuesit nga Lacio për shifrën e 10 milion eurove plus bonuset.
Gjithashtu skuadra e La Ligas nuk e ka patur të vështirë të gjej një marrveshje edhe me vetë lojtarin i cili sezonin e fundit luajti pikërisht me Majorkën.
Ai u aktivizua në 16-të ndeshje ku shënoi edhe 5-së gola me këtë fanellë.