Lapaj: Nuk prodhojmë dot as sfungjerë enësh e sapunë, na kanë katandisur që të importojmë kashtë

0
538
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën ekonomike në vend.

Lapaj u shpreh se çmimet e produkteve dhe shërbimeve janë të larta për shkak se në 32 vite është dështuar të ndërtohet një sistem ekonomik i orientuar për popullin dhe investitorët.

Ai zbuloi më tej se Shqipëria importon produkte dhe mallra nga sektorë, që sipas tij duhet të ishin burim eksportesh, si mishi, qumështi, ulliri, por edhe mallra si sfungjerë, sapunë, etj.

“Mjafton të shohësh pa dashur të tregohem dramatik, por në vend njerëzit nuk mirëmbajnë dot gojën sepse nuk kanë lekë dhe sakrifikojnë për çdo gjë. Janë këto çmime sepse në 32 vite është dështuar të ndërtohet një sistem ekonomik i orientuar për popullin dhe investitorët që të paktën një pjesë të sektorëve ta kishim zgjidhur.

Ne importojmë ullinj dhe vaj ulliri, kur jemi një vend që duhet ta eksportonte. Importojmë kashtë për bagëtinë nga Maqedonia. Importojmë mish, qumësht, grurë pafund, gozhdë, çorape, , sapunë, sfungjerë enësh e shumë të tjera. Kemi një ekonomi e shtet që nuk ka një politikë të qartë. Si mund të importojmë ne në këto sektorë, nuk them për gjërat e komplikuara. Po importove normalisht që do vendosesh në kushte të barabarta me ekonomitë e huaja. Nuk ke si nxjerr një mall importi më lirë se Gjermania, kur ai e ble njësoj. Këtu legjendarët e të pazëvendësueshmit na kanë katandisur që të importojmë kashtë”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad