Largimi i Seferit, Tirana vihet në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Seferi ka qënë një nga emrat më të diskutuar gjatë kësaj merkatoje dhe në drejtim të sulmuesit kanë ardhur disa oferta. Deri në këto momente klubi i ka konsideruar të ulëta ofertat, por nuk përjashtohet mundësia e largimit të futbollistit nëse përmbushen kërkesat ekonomike të palëve.

Kjo ka bërë që drejtuesit bardheblu të vihen në lëvizje për gjetjen e një zëvendësuesi të denjë për sulmuesin e kombëtares. Dy nga emrat që mund ti bashkohen Tiranës për sezonin e ri janë të njohur për ambjentin futbollistik shqiptar.

Njëri prej tyre është 21-vjeçari Emiliano Bullari, i dalë nga akademia e Olimpiakosit dhe që së fundi ka qenë pjesë e Atromitos në Greqi dhe Notingem Forest U-23 në Angli. Ndërsa tjetri është ish sulmuesi i Kukësit Sidrit Guri i cili është kontaktuar nga bardheblutë, për të qenë pjesë e Tiranës. Gjithsesi për momentin diskutimet janë ngrirë sepse Guri kërkon të luajë jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, skuadra ka kohë që kërkon të plotësohet, sepse i ka ikur gjysma e formacionit kampion.

Zjarr Tv Ad