Ligjet për reformën e drejtësisë/ PS i shtrin dorën PD për të siguruar votat: Të ulemi dhe të diskutojmë!

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste i ka shtrirë dorën PD për të miratuar në Kuvend disa ligje që janë pjesë e reformës në drejtësi.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se me opozitën duhet të diskutojnë ligjet, të cilat vijnë si sugjerime edhe nga institucionet partnere që monitorojnë reformën në drejtësi.

Por i pyetur se kë njohin për opozitë, Balla tha se njohin Partinë Demokratike, duke anashkaluar këshut Berishën dhe mbështetësit e tij në Kuvend.

Balla: Dua tju informoj se prej disa muajsh në Kuvendin e Shqipërisë po punohet për një paketë ndryshimesh në disa ligje që janë pjesë e reformës në drejtësi.

Do kërkojmë që me opozitën të kemi mundësi të flasim në mënyrë që këto ndryshime të cilat vijnë si sugjerime edhe nga institucionet partnere që monitorojnë reformën në drejtësi të ecin përpara. Shpresoj që ne si shumicë të kemi mundësi të ulemi me opozitën për ti diskutuar. Ka një grup pune ku mazhoranca dhe opozita kanë punuar dhe mos vonohemi që këto ndryshime ti miratojmë

Pyetje: Cilës opozite do ti drejtohen?

Balla: Unë nuk caktoj dot cila është opozita, dihet që opozita në Kuvend është PD që janë shumica e opozitës. Në këtë kontekst duhet që për hir të punës së përbashkët të ulemi dhe të diskutojmë çështje që meritojnë të punojmë së bashku. Unë mezi pres që të ulemi t’i diskutojmë dhe ti votojmë per sa kohë që shumica e ligjeve në këtë paketë kërkojnë një shumicë të cilësuar

Pyetje: Do gjeni gjuhen me zotin Bardhi, ashtu si me Alibeajn?

Balla: E para është që çdo grup parlamentar ka vendimmarrjet e veta. Sa kohë që çështje të caktuara kanë tq njëjtën objektiv kjo sjell edhe mundësinë për ti votuar së bashku. Kur vjen fjala për këto ligje dhe kuvendi duhet të ndërhyrje. Meraku juaj është që cdo votë që mund të japë opozita të interpretohet si tradhti brenda opozitës.

Pyetje: Nëse ju japin votat për ligjet e reformës në drejtësi, a do ja jepni Avokatin e Popullit ?

Balla: E kam thënë qartë dhe dua ta ri shpreh, ne na duhet një avokat populli që të jetë i paanshëm politikisht. Arsyeja pse kemi refuzuar një kandidaturë ishte qartazi sepse ne nuk mund të votonim avokatin e PD si avokatin e popullit. Sa kohe kemi ndjekur këtë standard këtë parim duhet ta ruajmë.

Zjarr Tv Ad