Ligji për pronat në Kuvend, deputeti: Unë nuk kam marrë shtëpinë ku kam lindur, të gjithë enden gjyqeve

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Lushnjës Saimir Korreshi, ka thënë në seancën e sotme plenare, se nuk ka marrë ende me certifikatë pronësie shtëpinë ku ka lindur. Në një seancë maratonë që ka nisur prej paradites dhe vijon dhe aktualisht, ai tha se të gjithë pronarët e vërtetë sot enden nëpër gjyqe.

“Unë nuk e kam marrë shtëpinë time, atje ku kam lindur. Të gjithë enden nëpër gjyqe dhe sot vini dhe thoni, pa takuar njëherë ato ish pronarë që kanë interes, apo një dokument. Ky ligj është tallje, sepse nuk kthen pronë, por jep dy lekë. Deri në fund do marrin vetëm ata që kanë fuqinë, që njohin ndonjë deputet”, u shpreh Korreshi.

Për të konkretizuar debatin, deputeti demokrat mori shembullin e lagjes “Teqe” në Lushnjë. Sipas Saimir Korreshit, asnjë prej banorëve që kanë 300 vite në këtë lagje, nuk ka dokumente pronësie.

“Asnjë prej atyre që kanë mbi 300 vite në lagjen ‘Teqe’ mbi atë kodrinë të Lushnjës, nuk kanë dokumente pronësie. Të gjithë të tjerët që kanë ardhur para 10-15 vitesh, kanë certifikatë dhe ua tundin në fytyrë. Legalizimet u dhanë nga 500 metra dikujt tjetër dhe para gjykatës fitonte dikush që kishte titull pronësie.

Si ka mundësi ky shtet në kaq vite nuk e kalon dot pronën tek pronari? Kjo është e qëllimshme. Po bëni investitorë strategjikë persona që nuk e dinë se ku u bie prona. Cilën pronë të duan e zgjedhin dhe ngrenë kartonin. I nderuar shqiptar, prona jote iku, të gjithë pronarët vazhdojnë të enden në gjykata”, përmbylli deputeti.

Zjarr Tv Ad