Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se kryeministri Rama dhe ish-dërguari i SHBA për Ballkanin, Richard Grenell kanë qenë një ndihmë e panjohur në lirimin e tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat speciale serbe.
Përmes një postimi në Tëitter, biznesmeni ka thënë se një e vertëtë e panjohur në lirimin e Policisë së Kosovës nga paraburgimi i Serbisë, është roli i Edi Ramës në harmoni të plotë me Richard Grenell.
Pacolli gjithashtu ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan në këtë rast.
“Një e vërtetë e panjohur në lirimin e Policisë së Kosovës nga paraburgimi i Serbisë është roli i kryeministrit shqiptar Edi Rama në harmoni të plotë me Richard Grenell, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Trump. Kjo ishte edhe arsyeja e vizitës së tij në rajon. Kjo meriton një falenderim të madh. dhe për të gjithë ata që kontribuan në këtë rast”, shkroi kreu i AKR.