Lirimi me kusht i Haradinaj, Meta: Vendim jo i plotë, presim heqjen e gjithë akuzave të vjetra

0
585
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar, duke e çliruar kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia.

Ramush Haradinaj, nënvizon Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur.

“AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë”, thotë Meta.

Gjykata franceze liroi sot me kusht kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vendimi u dha ditën e sotme nga Gjykata e Colmar në Francë. Ish- kryeministri i Kosovës do të duhet të paraqitet dy herë në javë pranë autoriteteve franceze dhe nuk mund të largohet nga shteti ku u ndalua.

Këtë të martë pala serbe u dërgoi autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e ish-Kryeministrit të Kosovës drejt Beogradit.

Përmes saj u kërkua që Haradinaj, i cili u arrestua më 4 janar, të ekstradohej nga paraburgimi  në Francë, drejt Serbisë.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia të vitit 2004, i dyshuar për krime lufte.

Zjarr Tv Ad