Lirimi me kusht i Lul Berishës, Prokuroria e Durrësit i’a kalon dosjen Tiranës

0
593
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Durrësit i kalon dosjen Tiranës, duke shpallur moskompetenmcë për hetimin e lirimit me kusht të Lulzim Berishës.

Ish- kreu i bandës së Durrësit, do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për shkak se edhe dënimi ndaj tij është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prokuroria e Durrësit dyshon se Lulzim Berishës u lirua si rezultat i shpërdorimit të detyrës.

Gjykata e Apelit të Durrësit liroi me kusht më 5 dhjetor Lulzim Berishën, i akuzuar për një sërë krimesh, mes tyre dhe vrasje.

Trupi gjykues i vendosi si kushte Lulzim Berishës që: “Të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Të mos kryejë vepra penale. Të mos shoqërohet me persona me precedent penalë”.

Berisha kërkoi në bazë të nenit 478 të Kodit të Procedurës Penale lirimin e tij nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohej jeta po të qëndrojë në qeli”.

Prokuroria e Apelit Durrës doli kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila vendosi lirim me kusht për të dënuarin Berisha, duke kërkuar rikthimin në burg të ish kreut të bandës së Durrësit.

Prokuroria e Apelit Durrës argumentoi, ndër të tjera, se nuk legjitimohet vendimi i lirimit me kusht për shkak të natyrës së veprave të rënda penale; për shkak të uljes së pajustifikuar të kohës së dënimit nga gjykatat për të dënuarin e burgosur për vepra të rënda penale; si edhe për shkak të llogarive jo të sakta për kohën e burgimit.

Zjarr Tv Ad