LIVE nga “shpia e barit” në Angli, Kozak intervistë për median britanike: S’kam hy vetëm unë o vlla!

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një video të publikuar një ditë më parë nga “Express Uk” shihet një përmbledhje materialesh nga rrjetet sociale Tik Tok e Instagram, ku ‘kryefjalë’ janë shqiptarët.

Media britanike thotë se Britania e Madhe shihet si “parajsa e gangsterëve” ku bëhet leku i madh përmes shpive të barit.

Vëllezërit shqiptarë, Aleks e Dor Visha dalin hapur me figurë e zë në Tik Tok duke folur për punën ilegale. Por jo vetëm kaq, në Tik Tok qarkullojnë video ku audiencës i ofrohet “tur në shpitë e barit”. Aleks Vishën, “Express Uk” e cilëson si kriminel të paturp e që mburret në rrjetet sociale për “perandorinë e tij të drogës” në Britani. Kanabisi tregohet me detaje në pamjet filmike, flitet për cilësinë e madje si bëhen pazaret e drogës.

Fakti shokues është se as rrjetet sociale nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ndaj këtyre llogarive ku ekspozohet në masë krimi e droga. Me një hulumtim të thjeshtë, arrin të shohësh se përmbajtje të tilla ndikojnë e tërheqin shumë të rinjtë shqiptarë. Këta të fundit, të bindur se Anglia do u zgjidhë shpejt çdo problem, rrezikojnë edhe jetën për të mbërritur në destinacion.

Personazh mjaft i njohur në Tik Tok për shqiptarët është edhe i riu Kozak Braçi i cili nuk heziton të futet Live me persona që merren me drogë dhe madje i pyet se sa fitojnë.

Kozak: Sa lekë merr?

Dor Visha: Po varet, me qenë punëtor si puna ime merr 5 mijë Euro në muaj.

Kozak: Duhet të kesh kapital për atë punë se ti mund të bësh një shpi, merr 25 mijë, vijnë e të gjuajnë e ha goditje. Bje edhe në burg. Duhet të kesh lek për të bërë shpia o burrë!

Gazetari britanik i “Express Uk” ka shkuar në lagjen e Kozak në Tiranë dhe e ka intervistuar, pikërisht për këtë fenomen të frikshëm.

-Në disa video që kemi gjetur, ti u flet njerëzve në shtëpitë e barit në Angli.

Kozak: Jo mo, unë në fillim fare fusja njerëz Live, ku e dija unë se ku ishte ai! Ma ka çu ftesën për Live, ai mund të jetë dhe duke u hedh nga tarraca. (Qesh)

-A e promovon ti këtë stil jetese?

Kozak: Nuk është stil i mirë, s’është gjë e mirë. Edhe kur rrija Live në fillimet e mia, kam vite, që fusja njerëz. Më çonin Live nga Anglia, me naj vend tjetër. Habitesha kur i shihja, se a kupton, është si duke folur me ty tani dhe të dalësh në shtëpi bari. Përshembull këta edhe nuk e di a kanë qenë në Angli, ai mund të ketë qenë edhe në Amerikë. Ku di unë ku ka qenë ai!

-Si ndihesh që një i ri mund ta shohë dhe merr idenë e gabuar?

Kozak: Ça ka me u ni mo? Ça t’i bëj, se kam hedh unë! Pastaj sa veta janë fut ashtu, në Shqipëri nuk ekzistojnë shtëpitë e barit. Kanë dal or burrë…Flisje me dikë e të tregonte direkt, jam në shtëpi bari, nxirrte kamerën direkt.

-A ke punuar ndonjëherë me to?

Kozak: S’kam vuajtur ndonjëherë për të pas gjëra, ka punu familja. Por po të isha në hall, edhe mund t’u joshja…

Ai shihet dhe pak nervoz pas mbarimit të intervistës, duke iu thënë të presin pjesët ku përmendet se ai është futur Live me personazhe të tilla.

Kozak: Jo se do më bëjnë gjë mu…Mos e regjistro! Atë shtëpive të barit, se më hap probleme o vlla. Ka hy gjithë Shqipëria, s’kam hy vetëm unë! Kam qenë i famshëm o vlla. E bëra intervistën për respekt.

E në fakt “Express Uk” paska gërmuar aq thellë sa ka gjetur edhe videon kur Kozak është rrëmbyer vite më parë, duke i dhënë kështu shpjegim frikës së tij pas prononcimit./ Tv Klan

Zjarr Tv Ad