Nga: Lodovik Hasani
Ndihem i nderuar qe jam pjese e ketij parlamenti si deputet i qarkut Shkoder dhe perfaqesues i Pukes dhe Fushe-Arrezit. Sapo mbyllem nje proces zgjedhor ku perballe njera-tjetres ishin alternativa e ndryshimit dhe kthimit te pushtetit vendor qytetareve te ketyre dy bashkive, dhe nga ana tjeter tallavaja e pushtetit pa asnje alternative. Ndihem krenar qe pukjanet zgjodhen alternativen e ndryshimit ne dy bashkite e Pukes dhe Fush-Arrezit, duke zgjedhur dy personalitete qe do ti sherbejne qytetareve.
Jam shume i vendosur dhe i motivuar qe me te gjitha energjite e mia ne kete parlament te jem zeri i qytetareve pukjane e jo vetem, sepse Puka dhe populli i saj jane krenaria ime. Ju garantoj qe se bashku me kryetaret e rinj te bashkive, te trokas ne cdo dere dhe institucion qe Puka e Fush-Arrezi te marrin ate cfare ju takon, duke ju kthyer ketyre njerezve fisnike shpresen dhe besimin, ne nje perspektive te re zhvillimi. Ju falenderoj dhe shpresoj t’ju perfaqesoj ne menyren me dinjitoze.