Lojërat Olimpike/ Shqipëria pranë medaljes së parë, mundësi shqiptar Abakarov kualifikohet në çerekfinale

0
152
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mundësi shqiptar, Zelimkhan Abakarov nuk ka zhgënjyer në Lojërat Olimpike, Paris 2024, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Abakarov mposhti me pikë 7-6, mundësin nga Guinea Bissau, Diamantino Iuna Fafe.

I riu nga Guinea, 23-vjeçari është dy herë kampion i Afrikës.

Mundësi kuqezi nuk e nisi mirë ndeshjen duke e gjetur vetëm në dizavantazh 4-0, por në minutën e fundit arriti të rikuperojë duke marrë 7 pikë që i dhuruan një biletë për në fazën çerekfinale.

Ndërkohë nesër do ta ketë radhën Chermen Valiev në peshat 74 kg, ndërsa mundësi i fundit i ekipit olimpik të Shqipërisë që do të konkurrojë në “Paris 2024” do të jetë kampioni i Europës, Islam Dudaev, të shtunën në peshat 65 kg. Kujtojmë që të tre kampionët e mundjes ndodhen me normë për në Olimpiadë, falë paraqitjeve të shkëlqyera që kanë pasur në garat kualifikuese.

Zjarr Tv Ad