Lot dhe të shtrirë në rrugë, banorët kundërshtojnë prishjen e banesës te “Petro Nini”

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një situatë e tensionuar është krijuar pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë. Kjo pas prishjes së një banese nga Përmbarimi, që ka sjellë dhe rezistencë nga banorët. Këta të fundit kanë kundërshtuar vendimin, pasi toka e banesës do t’u kthehet ish-pronarëve.

Kjo pasi sipas banorëve të kësaj ndërtese ata disponojnë dokumentacion të rregullt, e toka është në pronësi të shtetit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e policisë. Banorët kanë bllokuar dhe qarkullimin e automjeteve, ndërsa janë shtrirë në rrugë në shenjë proteste.

Zjarr Tv Ad