Luhatje të forta të kushteve atmosferike, si pritet të jetë moti në fundjavë? SHMU: Ja dita kur pritet kalimi në frontin e ftohtë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ketë luhatje të forta sa i përket kushteve atmosferike, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e shtunë, vendi do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme edhe pse pritet depërtimi gradual i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e vona të mbrëmjes shtim vranësirash deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 nisin reshjet e dëborës.

Për ditën e Diel mbi vendin tonë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar. Në zonën e jugut dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në lartësitë e mëdha malore reshjet e dëborës me intensitet deri të lartë në formën e stuhive të dëborës.

Vlen për t’u theksuar elementi i erës e cila për nesër pritet tepër intensive me shpejtësi deri në 25m/s me drejtim nga kuadrati i jugut duke bërë që dallgëzimi në dete të jetë i latë i forcës 5-7 ballë. Duke filluar nga dita e Diel intensiteti i erës bie me shpejtësi deri në 14m/s.

Zjarr Tv Ad